Michael Jordan, muaj mjalti në Greqi

11/05/2013 00:00

Michael Jordan dhe gruaja e tij e re Yvette Prieto po kalojnë muajin e mjaltit në Greqi. Ish-basketbollisti i famshëm gjendet në Mykonos dhe po qëndron në jahtin e tij të stërmadh bashkë me ish-modelen.

Cifti ka lundruar në ishujt grekë që pas martesës, më datë 27 prill. Gjashtë herë kampioni i NBA me Chicago Bulls është njohur me Yvette 5 vite më parë.

Ceremonia u zhvillua në një kishë të Floridës, në prani të rreth 300 të ftuarve ku binin në sy personalitete si Tiger Woods, Patrick Ewing, Spike Lee dhe Ahmad Rashad.

Kjo është martesa e dytë për 50-vjeçarin Michael Jordan. Ai ka qenë më parë i martuar prej 17 vitesh me Juanita Vanoy, me të cilën ka tre fëmijë. Jordan u divorcua nga Vanoy në vitin 2006.

Top Channel