Lana Del Rey dhe problemi me alkoolin

11/05/2013 00:00

Kur ka qenë adoleshente e ka dashur shumë pijen, por megjithëse ka tetë vite esëll, Lana Del Rey ka zbuluar se ekziston rreziku i kthimit tek vesi i vjetër.

Këngëtarja është shprehur për revistën ‘Fashion’: “Kur nuk respektohet puna ime, mua më vjen të nis sërish pijen. Kur ndjej që njerëzit nuk e pëlqejnë muzikën time, dua të pi.”

“Mendoj se është e nevojshme të ndjesh respektin e kolegëve. Nuk besoj tek shprehja “ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”. Kur të tjerët sillen mirë me ty bëhesh më e fortë”, theksoi Lana Del Rey.

Top Channel