Nuk është asnjëherë e këshillueshme të qëndrosh pranë një tufe prej 15 elefantësh dhe e njëjtë këshillë vlen jo vetëm për njerëzit, por edhe për leopardët.

Një fotograf i jetës së egër në një park zoologjik në Etosha, Namibi, dokumentoi me apartin e tij fotografik, pikërisht arsyen se përse ishte një ide e keqe një nismë e tillë.

Duke u joshur nga të vegjlit e grupit prej 15 elefantësh, leoparti u afrua në mënyrë tinzare pranë grupit.

Megjithatë, elefantët nuk u ndienë asnjëherë të kërcënuar nga gjitari i ri, duke mos i impenjuar në mënyrat tradicionale të mbrojtjes, që janë lëshimi i klithmave frikësuese apo si mundësi e fundit, sulmi me brirë.

Një prej elefantëve të mëdhenj, me noçkën e tij, thithi një sasi uji në një pellg pranë, duke ia lëshuar me presion leopardit, që i frikësuar, u largua duke e kuptuar se e kishte ngritur stekën përtej mundësive të tij.

Top Channel