Vatikani dënon “Shenjtin e Vdekjes”

09/05/2013 00:00

Vatikani dënoi këtë të enjte me tonet më të ashpra kultin e “Shenjtit të Vdekjes”, i cili po gjen përhapje të shpejtë në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Këshillit Pontifikal të Kulturës në Vatikan, kardinali Gianfranco Ravesi e konsideroi nderimin e “Santa Muertes” si blasfemues dhe një “degjenerim të fesë”.

Kulti, i cili nderon vdekjen, ka gjetur një përhapje të gjerë në Meksikë, sidomos në zonat e dëmtuara nga lufta e autoriteteve qëndrore me kartelet e fuqishme të drogës dhe sipas disa studimeve, numri i besimtarëve mund të ketë arritur në miliona.

Stutuja të “Ëngjëllit të Vdekjes”, një skelet femre me një sfurk në dorë janë bërë popullore në dyqanet e suvenireve në Meksikë, ndërsa ëngjëllit i dedikohen tashmë edhe festivale, me rite të caktuara e madje edhe sakrifica monetare, që besimtarë bëjnë duke i dhuruar shuma të ndryshme “vdekjes”.

Sipas këtij kulti “okult”, vdekja është qëllimi përfundimtar i jetës dhe ajo nderohet si thelbi i ekzistencës sonë.

”Kjo nuk ka të bëjë asgjë me fenë, është thjesht i veshur si një besim, por krishtërimi mëson gjëra krejtësisht të kundërta. Krishtërimi është një fe që nderon jetën, ekzistencën tonë, moralin dhe jo vdekjen. Kjo është një blasfemi kundër besimit”, deklaroi kardinal Ravesi.

Besohet se ky kult daton që në kohërat koloniale, e ka përzjerë tradita spiritualiste indigjene, me mësimet e misionarëve të parë të krishterë spanjollë, që i mësuan banorëve të Amerikës Latine se duhet të nderonin shenjtorët e krishterë.

Top Channel