Mes dhjetra imazheve që mbërritën nga incidenti tragjik i shembjes së një godine shumë-katëshe në Bangladesh, ku gjetën vdekjen mbi 900 persona, më prekës është njëri, ai i kapur rastësisht nga një fotograf vendas që tregon trupat e dy të rinjve të përqafuar.

Fotografi Taslima Akhter e ka quajtur foton “Përqafim para vdekjes”. Sipas tij dy të rinjtë në momentin e shembjes së ndërtesës janë përpjekur të shpëtojnë njëri tjetrën nga vdekje, por fatkeqësisht nuk ia dolën mbanë dhe u varrosën të përqafuar mes gërmadhave, betonit e hekurit.

Në foto tregohet trupi i përkulur pas i vajzës, ndërsa djali i ka hedhur dorën përreth. Pjesa tjetër e trupave të tyre është mbuluar nga betoni dhe hekuri, ndërsa nga sytë e të riut, (prej plagëve të shkaktuara) rrjedh gjak që ngjasojnë me pika loti.

 

Fotografi Taslima Akhter thotë se është përpjekur të mësojë më shumë për protagonistët e fotos së tij, apo për lidhjen që ekzistonte mes tyre, por shton se deri më tani përpjekjet e tij kanë qenë pa rezultat dhe ata mbeten anonimë.

                                        Një nënë kërkon vajzën e saj

Rreth 900 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani nga shembja e godinës në kryeqytetin e Bangladeshit Dhaka. Grupet e shpëtimit vazhdojnë punën për gjetjen e trupave të tjerë pa jetë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy pronarët e ndërtesës që akuzohen për shkeljen e rregullave të sigurisë në ndërtim.

Top Channel