Nokia Asha 501, smartphone nën 100 dollarë

09/05/2013 00:00

Për t’u përballur me konkurencën e ashpër të iPhone dhe Samsung në tregun e telefonave inteligjentë, kompania finlandeze e prodhimit të aparatëve celularë, Nokia synon masat.

Nokia ka nisur fushatën publicitare të Nokia Asha501, një smartphone që pritet të dalë në shitje në muajin qershor me cmimin prej 99 dollarësh (pa përfshirë taksat që variojnë në vende të ndryshme).

Por përvec cmimit tejet të arsyeshëm, kompania finlandeze sjell një produkt cilësor, praktik dhe që ofron argëtim të garantuar. Ekrani është ndërtuar kundër tendencës së fundit që shkon drejt zmadhimit dhe është 320×240, 133 PPI.

Nokia i kushton rëndësi prakticitetit të krijesës së saj të re. Me një prekje mund të kryesh telefonatë, të hapësh internetin, të shohësh postën apo të luash. Aparati ofrohet në dy mundësi, mono dhe dual sim-card.

Kohëzgjatja e baterisë është në nivele rekord, plot 48 ditë stand by, mbi 7 ditë me 2G dhe mbi 3 ditë me 3G të aktivizuar. Interneti ofrohet edhe nëpërmjet teknologjisë wi-fi. Kamera është 3.15 mp, ndërsa sistemi i operimit është Nokia Asha Platform Software 1.0.

Top Channel