Ndërsa kriza botërore ka detyruar shumë njerëz që të kontrollojnë të ardhurat e tyre deri në qindarka, ekziston një klasë e cila nuk e ka idenë se çfarë do të thotë krizë.

Bëhet fjalë për miliarderët dhe multimilionerët, të cilët vazhdojnë të akumulojnë pasurinë e tyre ditë pas dite.

Sipas statistikave të publikuara nga një revistë autoritare në fushën e ekonomisë, Nju Jorku, Moska dhe Londra janë qytetet ku janë grumbulluar më shumë miliarderë, ndërsa Pekini po regjistron rritjen më të shpejtë e deri në 2020-n, pritet të hyjë në treshe.

Ndërkohë, serisht Londra, Tokio dhe Singapori, janë qytetet ku ndodhen më shumë multimilionerë, që sipas klasifikimit të revistës janë personat me një pasuri që nis nga 30 milionë dollarë, deri në një miliardë.

Kjo është lista e dhjetë qyteteve, ku banojnë më shumë miliarderë dhe multimilionerë.

Dhjetë qytetet me më shumë rezidente miliarderë (mbi 1 mld dollarë)

1. Nju Jork         70
2. Moskë           64
3. Londër           54
4. Hong Kong     40
5. Pekin            29
6. Mumbai         26
7. Stamboll        24
8. Shanghai       23
9. Paris              22
10. Los Anxhelos 19

Dhjetë qytetet me më shumë multimilionerë (30 mln $ deri një miliardë $)

1. Londër        4 224
2. Tokio          3 525
3. Singapor     3 154
4. Nju Jork      2 929
5. Hong Kong  2 560
6. Frankfurt     1 868
7. Meksiko      1 850
8. Paris           1 500
9. Osaka         1 450
10. Pekin        1 318    

Top Channel