Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një grua indiane ka habitur të gjithë duke lindur në mënyrë natyrale binjakë të ngjitur me njëri-tjetrin. Shalu Pawar i ka lindur në shtëpi binjakët dhe pa asnjë ndihmë profesionale.
Binjakët janë të ngjitur me njëri-tjetrin në stomak dhe normalisht raste të tilla lindjesh zgjidhen me operacion çezarian dhe është stafi mjekësor ai që kujdeset për të vegjëlit.
Por, bashkëshorti i Shalu nuk fiton sa duhet për të përballuar shërbimin spitalor.

Vetëm 1 çift binjakësh në 40 mijë lindin të ngjitur me njëri-tjetrin dhe vetëm 1% e tyre arrijnë të jetojnë më shumë se 1 vit.
Për arsye që ende nuk dihen, femrat janë më shumë të rrezikuara nga ky fenomen. Edhe pse mjekësia ka ecur para, ndarja me operacion është shumë e rrallë edhe në ditët e sotme.
Top Channel