OKB “friends” me pornostaren

08/05/2013 00:00

Rrjetet sociale janë shndërruar tashmë në mjete komunikimi dhe në to janë përfshirë jo vetëm njerëzit e thjeshtë apo të famshëm, por edhe institucione ndërkombëtare që kanë krijuar një profil të tyrin.

Tendencës i është bashkuar edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara me një profil në rrjetin social Twitter. Si institucioni ndërkombëtar më i rëndësishëm, nga ku vendimet që dalin janë “më seriozet” e tillë pritet të jetë edhe faqja.

Por jo! Mes 537 personave dhe institucioneve që ndjek (më saktë ndiqte, pas publikimit të lajmit dikush i bëri unfollow dhe OKB ka tashmë 536 persona dhe institucione që ndjek) ishte edhe @PenelopeBlackDiamond, një pornostare gjermane e famshme për format e saj të ekzagjeruara.

Por “marrëdhënia nuk është reciproke” sepse duket se pornostares gjermane nuk i intereson aspak Organizata e Kombeve të Bashkuara që nuk figuron në listën e 53 personave dhe institucioneve që ajo ndjek në Twitter.

Top Channel