I linduri me gjysmën e zemrës fiton betejën për jetën

08/05/2013 18:30

Një foshnje i lindur me vetëm gjysmën e zemrës funksionale pritet që të ketë një jetë normale, pasi ndonëse me probabilitetin kundër, kaloi me sukses dy ndërhyrje kirurgjikale tepër të vështira në zemër.

Sipas mjekëve, kur ai u shoqërua në spital nëntë ditë pas lindjes për probleme në frymëmarrje, Ryan Black kishte në rastin më të mirë vetëm 25% mundësi për të mbijetuar.

Doktorët zbuluan se i porsalinduri ishte prekur nga sindroma hipoplastike, një gjendje mjekësore që evidentohet në një në 5 mijë fëmijë dhe do të thotë se pjesa e majtë e zemrës nuk është zhvilluar në barkun e nënës, duke lënë vetëm gjysmën tjetër në funksionim të plotë.

I diagnostikuar me këtë sindromë të vështirë, Ryan iu nënshtrua dy operacioneve brenda dy ditëve në muajin shkurt dhe pasi i mbijetoi ndërhyrjes, në javët që pasuan ai nisi të bënte një rikuperim të pabesueshëm edhe për vetë mjekët.

Nëntë muaj më pas, Ryan, fëmija i dytë i një çifti britanikësh, është rikuperuar tërësisht, me pjesën e majtë të zemrës që është rikthyer në parametrat e zakonshëm dhe pritet që të mos ketë më probleme për jetesën e tij normale në të ardhmen.

Top Channel