Vaksina anti-heroinë funksionon tek minjtë

07/05/2013 00:00

Një vaksinë për të luftuar përdorimin e heroinës e eksperimentuar tek
minjtë mund të përbëjë armën e re për të mposhtur vartësinë ndaj drogës.

Vaksina, e prezantuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara, reagon duke lokalizuar substancat psiko-aktive në gjak dhe parandalon kalimin e tyre në tru.

Aktualisht ekzistojnë ilaçe në gjendje të frenojnë me efikasitet dëmet anësore të lidhura me dizintoksikimin nga heroina dhe në gjendje të lehtësojnë pjesërisht rënien sërish në vartësi, por askush nuk është në gjendje të anulojë efektet e heroinës.

Duke lokalizuar në gjak molekulat psiko-aktive të heroinës, ilaçi i ri i ideuar nga studiuesit amerikanë është i aftë të bllokojë tërësisht efektet e heroinës në tru, duke shmangur rikthimin e vartësisë tek pacienti i dezintoksikuar.

“Minjtë e prekur nga vartësia rifillojnë të përdorin drogën nëse kanë mundësi, por vaksina jonë e bllokon këtë prirje”, ka deklaruar shkencëtari George Koob.

Ilaçi është në gjendje të anulojë efektet e shkaktuara nga përdorimi i heroinës dhe rrjedhimisht mund të përdoret si instrument në terapitë mjekësore.

Top Channel