Korçë, zbulime te reja arkeologjike në Vashtmi

07/05/2013 00:00

Vendbanimi i Vashtmise, i cili sipas arkeologeve daton 6000 vjet para
Krishtit mbetet nje prej zonave me interesante sa i takon gjetjeve që
dëshmojne gjurmët e jetës në këtë zonë.

Tashme prej 3 fushatash ekspedita shqiptare-amerikane ka arritur te nxjerre ne drite vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurme te shtrojeve te kasolleve qe asaj kohe perdoreshin per banesa te cilat datojne 8.500 vjet para.

Arkeologet kane gjetur gjithashtu gjate germimeve edhe mbetje te eneve ne qeramike dhe objekte te tjera te cilat japin detaje mbi jeten e banoreve ne kete periudhe. Drejtuesit e ekspedites kane vleresuar si mjaft te rendesishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtmise konsiderohet si vendbanimi me i hershem ne Shqiperi

Ky vendbanim ka nje siperfaqe prej afro pese dynymesh dhe konsiderohet si nje prej me te rendesishmeve ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA