60% e femrave nuk e pelqejnë trupin e tyre

07/05/2013 17:15

Me shumë topmodele që dëshmojnë me sinqeritet se nuk ndihen mirë me trupin e tyre, nuk është e habitshme që një shumicë dërrmuese e femrave kanë komplekse në lidhje me fizikun.

Kështu, një kërkim i realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe, zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mire, kur shikojnë veten të zhveshur në pasqyrë.

Sipas këtij sondazhi, në të cilën u pyetën në mënyrë anonime mijëra femra të moshave të ndryshme, 60% e të intervistuarave nuk e pëlqejnë trupin e tyre, ndërsa katër në dhjetë përpiqen t’i shmangen sa më shumë pasqyrës për shkak të përballjes së sikletshme që kanë me imazhin e tyre.

Anketimi tregoi se problemi më i madh i femrave qëndron me dhjamin në pjesën e barkut, ndjekur nga shqetësimi për mbipeshën, mungesën e tonifikimit dhe celuliti.

Në përgjithësi, pjesa më pak e pëlqyer e trupit tek rezultoi të ishte barku, pasuar nga kofshët.

Të pyetura për jetën seksuale, 33% e të anketuarave pranuan se ajo është dëmtuar si rrjedhojë e mungesës së besimit në trupin e tyre, ndërsa 15% dëshmuan se përkujdesja e partnerit është zbehur si rrjedhojë e kalimit të moshës dhe shtimit në peshë.

Top Channel