Spanjë, avioni përplaset gjatë spektaklit

06/05/2013 10:10

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e dielë në një spektakël ajror të organizuar në Spanjë pasi një avion historik është përplasur me një ndërtesë dhe ka shpërthyer duke i marrë jetën pilotit e duke tmerruar spektatorët.

Një zëdhënës për Ministrinë e Mbrojtjes spanjolle theksoi se piloti Ladislao Tejedor Romero ndërroi jetë nga djegiet e mëdha në spitalin e Getafe, në Madrid.

Avioni u përplas me një hangar dhe shpërtheu duke trembur të pranishmit
. Në videon e regjistruar nga njëri prej tyre dëgjohen ulërimat dhe shihen njerëzit duke u larguar me nxitim.

Rreth 3 mijë persona ishin mbledhur në Cuatro Vientos për të parë akrobacitë e avionëve të vjetër kur ndodhi aksidenti i tmerrëshëm. Piloti fatkeq ishte në bordin e një HA-200 Saeta, një avion i prodhuar për herë të parë në vitin 1950. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes.

Top Channel