Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka aprovuar përdorimin e celularëve
“Samsung” me një version të sigurt të Android për punonjësit e tij.

Aprovimi është vetëm fillimi i një prosesi që do të sjellë përdorimin e llojeve të ndryshme të telefonave celularë për kategori të ndryshme ushtarakësh.

Miratimi për përdorimin e varianteve të tjera Android, si për shembull telefonat “Apple” dhe tabletat, pritet të arrihet më vonë gjatë muajit maj.

Deri më sot, prodhuesi i telefonëve “Blackberry” ishte e vetmja kompani produktet e të cilës mund të përdoreshin nga personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara.

Aprovimi i telefonëve “Samsung’ ishte hapi i parë i një strategjie që do t’u mundësojë ushtarëve përdorimin e llojeve të ndryshme të aparateve, si tableta edhe telefonë inteligjentë, gjatë orarit të punës.

Sipas zëdhënësit të DAM, ky aprovim do të thotë se grupe të ndryshme punonjësish të departamentit mund të blejnë objekte teknologjike sipas nevojave të tyre.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka rreth 600 mijë përdorues të telefonëve “inteligjentë”, rreth 470 mijë prej të cilëve përdorin receptorët e “Blackberry”.

Paralelisht me këtë do të ndërtohet një sistem sigurie për të menaxhuar aparatet elektronike dhe aplikacionet e tyre. Ndërkohë që kontratat me kompanitë që ofrojnë shërbimet po nënshkruhen.

Deri më sot, receptorët e “Blackberry” kanë dominuar në radhët e ushtrisë amerikane pasi ka qenë prodhuesi i vetëm që plotësonte kushtet e sigurisë të kërkuara nga Pentagoni.

Top Channel