Mjekët i japin shpresë fëmijës me kokë gjigante

04/05/2013 00:00

Roona Begum vajza indiane 18-muajshe më kokë 3 herë më të madhe se sa madhësia normale,  për shkak të një sëmundje të rrallë që nga mjekësia njihet me emrin hidrocefalus, apo thënë ndryshe “ujë në tru”, iu nënshtrua një operacioni kirurgjik në Nju Delhi.

Operacioni u ndërmor pas fushatës së mediave indiane dhe “The Sun” në Britani për të ndihmuar në të holla për përballimin e këtij operacioni.

Mjekët mundën të heqin një të tretën e ujit në kokën e fëmijës 18 muajsh, ndërsa thanë se ajo po i përgjigjet pozitivisht kurimit.

Megjithatë, shëndeti i saj mbetet ende në gjendje kritike dhe suksesi i operacionit nuk është i garantuar. Edhe nëse sasia e ujit arrihet të hiqet me sukses, vogëlushja rrezikon të mbetet me dëmtime të rënda në tru dhe e verbër.

Ndërkohë, organizata bamirëse ripërsëritën thirrjet për të ndihmuar, jo vetëm rastin e vajzës 18-muajshe indiane, por edhe fëmijët e tjerë të prekur nga ky çrregullim që besohet se cdo vit prek të paktën 400 mijë fëmijë në gjithë botën, kryesisht në vendet e varfëra dhe ato në zhvillim.

Top Channel