Një mace mbeti e shtangur dhe e frikësuar, kur pa se ushqimin e saj të përditshëm e kishte përvetësuar një mi.

Pasi miu i hyri rastësisht në shtëpi, i zoti britanik i maces publikoi videon dhe momentet e këtij “takimi” argëtues në disa uebsajte e media online.

Siç mund të ishte e pritshme, macja e rritur që e vogël në kushte shtëpiake, e kishte humbur ndienjën e saj të grabitqares, duke u tmerruar dhe fshehur prej miut të vogël.

Vetëm në një moment, macja arriti të izolonte pas cepit të një muri brejtësin, por ky i fundit, arriti të largohej pa asnjë “gërvishtje”, nga banesa në të cilën duket se kishte hyrë i tërhequr nga era e ushqimit për mace.

 

Top Channel