Një maçok 5-javësh po rimerr me shpejtësi veten pasi pak ditë më parë u spërkat me benzinë dhe iu vendos flaka nga një person i panjohur.

Ngjarja mizore është regjistruar në qytezën Lebanon në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Maçoku me emrin Justin u gjet nga një kalimtar i rastit. Më shumë se 2/3 e trupit të tij kishte pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.

Menjëherë felini 5-javorë është transportuar drejt shërbimit veterinar më të afërt. Pas mjekimit të parë, Justin u mbijetoi plagëve dhe tashmë është duke rimarrë veten me shpejtësi.

 

Ndërkohë, “Humane Society” një organizatë për mbrojtjen e kafshëve, ka ofruar plot 5 mijë dollarë për këdo që jep informacion për personin që i ka hedhur benzinë e më pas vënë flakën Justin.

Top Channel