Shoqërues për ata që shkruajnë sms në rrugë

03/05/2013 00:00

Telefonat janë bërë pjesë e pandashme e ditës sonë, aq sa shpesh jemi të përqendruar në ekranin e tyre të vogël edhe duke ecur në rrugë, pavarësisht se shpërqendrimi mund të kushtojë aksidente të rënda.

E për të shmangur të tilla aksidente (jo të pakta në numër), ka menduar “ImprovEverywhere”. Ky grup personash në Nju Jork janë vënë në shërbim të komunitetit duke u bërë “sytë e tyre” në rrugëtim.

Të veshur me uniformat përkatëse, ata shoqëruan në rrugët e Nju Jorkut dhjetra persona, ndërsa nisma, e filmuar gjatë gjithë kohës, tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi të qeshura tek mjaft kalimtarë.

“Kjo është një nismë goxha e mirë dhe besoj se bëhet ngaqë në Nju Jork, ndoshta është e ndaluar të shkruash mesazhe në celular gjatë kohës kur je duke ecur”, tha një turist gjerman.

Të tjerë besuan se ishte një shërbim i ri komunitar i autoriteteve për të ndihmuar sa më shumë qytetarët e Nju Jorkut, të paktën kështu menduan ata deri në momentin kur mësuan se bëhej fjalë për një ironi therëse të “ImprovEverywhere”, kundër epidemisë së të shkruarit në telefon gjatë ecjes në rrugë.

Top Channel