Një buzeqeshje nuk kushton asgjë dhe ka shumë mënyra se si prindërit, ashtu edhe femija mund të qeshin dhe të zbaviten pa e futur dorën në kulete. Ne po u ofrojmë disa prej tyre.
1. Kur jeni ne kuzhinë mund të krijoni një orkester të vertete me enet e kuzhines, tenxheret e lugët. Femijeve u pëlqen zhurma e rrëmuja dhe shpesh e shohin çdo gjë si një objekt të mundshëm për të luajtur.
2. Vendos CD-në e kenges tende te preferuar dhe organizo nje parti te vertete ne kuzhine me femijet e tu. Eshtë nje thyerje rutine dhe nje moment gëzimi e çlirimi energjish. Mund te organizosh edhe një minikinema me film, perde te mbyllura dhe kokoshka.
3. Është shumë e thjeshte që me çorape të vjetra apo lecka të krijosh kukulla apo personazhe per femijet. Berja e tyre nuk kushton, por zbavitja dhe kreativiteti jane te garantuar. Me kete u mesoni femijeve edhe se si me pak gje mund te krijosh shume poztivitet.
4. Femijeve u pelqen qe te ndihen te dobishem ndaj mund t’i caktoni pune te ndryshme si te shplajne shishe te vjera apo te pastrojne depot sepse veç dobishmerise atyre u pelqen edhe eksplorimi apo loja me ujin e sapunin.
5. Nxirrini mjetet tuaja te zbukurimit e lerini te lire femijet qe t’iu sajojne sipas deshires se tyre, t’ua ngjyrosin fytyren sipas fantazise dhe te zbaviten me ju duke krijuar plot ngjyra. Ne fund e qeshura eshte e garantuar.
6. Çdo gje me shume kembe i mrekullon femijet. Ndaj gjeni merimanga apo insekte te tjera te pademshme dhe verini perpara femijeve qe te luajne dhe te eksplorojne te panjohurat e formave dhe specieve. Sigurisht, mos harroni qe t’u thoni qe te gjitha qeniet e gjalla duhet respektuar dhe me pas t’i lini insektet e lira.
7. Nje batanije, nje elektrik dore apo edhe disa karrige mund te mos ju thone shume ju, por per nje femije do te ishin perfekte per te krijuar nej kamp te vogel si ato që ngrihen neper fusheime ne vendet turistike.
Se fundmi, mos ia kurseni kurre dashurine dhe buzeqeshjet. Jane keto perberesit kryesore te nje femijerie te lumtur qe do te perbej edhe bazen e nje jete te ekuilibruar dhe positive per femijen tuaj.
Top Channel