Punëdhënësi: Tatuazh për rritjen e pagës

01/05/2013 17:35

Një kompani imobiliare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofroi punonjësve të saj një marrëveshje krejtësisht të pazakontë për rritjen e pagave.

Kështu, kompania vendosi që t’i ofronte punëtorëve të saj një rritje prej 15%, nëse do të pranonin që të bënin një tatuazh me logon e firmës në vende të dukshme të trupit të tyre.

Një formë reklame e përjetshme, ajo konsiderohet nga punëdhënësit si një mënyrë e përshtatshme përfitimi të ndërsjelltë.

Jo vetëm kaq, por punëtorët rekomandohen që të paraqiten në vendin e punës me veshje sportive e këmisha të hapura, jo me kostume serioze, në mënyrë që të ekspozojnë sa më shumë “reklamën”.

Sipas mediave amerikane, disa dhjetëra punëtorë kanë përfituar në pak ditë që prej shpalljes së kësaj oferte për të vendosur mbi trupat e tyre tatuazhet në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA