Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Bruksel, ku të martën do të takohet me kryeministrin serb, Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton, është shprehur se synimi i tij është që të arrihet marrëveshje, por nëse kjo dështon, ai ka thënë se Beogradi do të paguajë çmimin e vonesës së integrimeve euro-atlantike.

Përmes një marrëveshjeje, Prishtina zyrtare synon ndër tjerash që të mundësojë lëvizjen e lirë në veri të Kosovës, shpërbërjen e strukturave serbe dhe siç thotë kryeministri Thaçi mbylljen e kapitullit të konfliktit dhe hapjen e kapitullit tjetër, atë të bashkëpunimit dhe integrimeve europiane. Nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” Thaçi ka thënë se marrëveshja nuk mund të jetë e njëanshme.

“Marrëveshja nuk mund të jetë e njënashme. Është me rëndësi që delegacioni ynë, qëndrimet tona janë në përputhshmëri me qëndrimet e BE-së, qëndrime që janë në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet tona. Vullneti ynë është që të arrihet marrëveshje dhe dua të shpresoj që edhe Beogradi të tregoj përgjegjësi dhe të reflektoj në këtë mënyrë që ka treguar këto ditë me refuzimin që i ka bërë marrëveshjes”, ka deklaruar Thaçi.

Nëse do të ketë një marrëveshje atëherë Kosova e ka planin e vet veprues, të konsulatuar me faktorin ndërkombëtar prezent në Kosovës dhe pjesëmarrës në dialog, për implementimin e marrëveshjes, ka thënë kryeministri Thaçi.

“Kosova ka planin e vet veprues, një plan ky i konsultuar me faktorin ndërkombëtar prezent në Kosovë dhe pjesëmarrës në procesin e dialogut në Bruksel. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin e Kosovës dhe këtu nënkuptohet hapja e gjitha rrugëve për lëvizje të lirë dhe mallrave dhe marrje të përgjegjësive të përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunim me gjithë faktorët relevant ndërkombëtar”, ka thënë kryeministri.

Por, nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë sipas kryeministrit të Kosovës, Serbia do të paguajë çmimin. “Çmimin e vonesës së integrimeve euroantnatike”, ka saktësuar Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka përsëritur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë karakter legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë, por thjesht do të bëjë bashkërendimin e aktiviteteve mes tyre.  Takimi i 2 prillit është i teti më radhë, dhe vlerësohet si përnfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA