Egjipt, rrëmbejnë një vajzë, varen kokëposhtë

18/03/2013 12:10

Dy burra të akuzuar për vjedhjen e një karroce me motorr dhe për rrëmbimin e një vajze të cilën e kishin futur në karrocën e vjedhur, janë rrahur keqaz, janë zhveshur dhe janë varur nga këmbët nga një turmë e madhe njerëzish.

Rreth 3 mijë persona panë “spektaklin” dhe shumica prej tyre bërtisnin “vritini”. Dëshira u plotësua dhe dy burrat vdiqën nga plagët e mëdha të marra nga goditjet.

Ky ekzekutim publik erdhi një javë pasi Prokurori i Përgjithshëm u bëri thirrje qytetarëve që të ndalonin personat që shkelnin ligjin dhe t’i dorëzonin ata në polici.

Kjo skenë është emblema e kaosit që ka mbërthyer Egjiptin, vendin e përfshirë nga protestat me karakter social, ekonomik dhe politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA