BE dhe FMN: Ok ndihmës për Qipron

16/03/2013 00:00

Ministrat e Financave të eurozonës kanë rënë dakord për ndihmën prej 10 mliardë eurosh për Qipron, për të shpëtuar vendin nga falimentimi financiar.

Marrëveshja u arrit në Bruksel pas bisedimeve mes ministrave dhe përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këmbim, Qipros i është kërkuar të reduktojë defiçitin, të tkurrë sektorin bankar dhe të rrisë taksat.

Bankat qipriote u ekspozuan maksimalisht ndaj krizës financiare të Greqisë, që ka marrë ndihma mëdhore nga BE dhe FMN.

“Eurogrupi arriti një marrëveshje politike me autoritetet qipriote. Asistenca do të jepet për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe të eurozonës në tërësi”, ka deklaruar shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.

Shefja e FMN, Christine Lagarde, që mori pjesë në bisedime, deklaroi më herët se: “Fondi nuk dëshiron një ndihmë paraprake, por diçka afatgjatë, që të zgjasë dhe të jetë e qëndrueshme”.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një taksim mbi depozitat bankare me qëllim që të garantojë kontributin e investitorëve në këtë ndihmë, raporton korrespondenti i BBC në Bruksel.

Njerëzit me më pak se 100 mijë euro në bankat qipriote do të paguajnë një taksë prej 6.75 për qind, ndërsa ata me më shumë gjendje në llogarinë e tyre 9.9 për qind. Kjo pritet të rrisë 5.8 miliardë euro të ardhurat shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA