Gjatë reshjeve të fundit në rajonin e Dukagjinit, nga rrjedha e lumit Drini i Bardhë është dëmtuar nënstruktuta e urës në rrugën nacionale M9.1, në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës, dhe për pasojë qarkullimi mbi urë është bërë i pasigurt.

Duke pasur parasysh këtë gjendje, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota nxori një vendim, me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M9.1, në segmentin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në fshatin Rakovinë, komuna e Gjakovës.

Gjatë ndalimit të qarkullimit mbi këtë urë, pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i shfrytëzojnë rrugët alternative: rrugën rajonale R111 Xërxë-Ratkoc-Kramovik, ose rrugën rajonale R110 Xërxë-Rahovec-Malishevë.

Mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit do ta bëjë Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Rrugëve. Ky vendim mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

Top Channel