“Po bëjmë përpjekje maksimale për të zgjedhur presidentin”, Kurti përpara hyrjes në Parlament: Ta shohim nëse vjen opozita
28/04/2026 10:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është drejtuar në Kuvendin e Kosovës, teksa shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
I pyetur për çështjen e presidentit, Kurti u shpreh se janë duke bërë përpjekje maksimale për të bërë zgjidhje.
“Po bëjmë përpjekje maksimale për zgjedhjen e presidentit. Ta shohim a po vijnë deputetët e opozitës”, tha Kurti.
Megjithatë ai nuk dha ndonjë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmanit.
Ditën e sotme është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndryshe Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të reja.
Top Channel