Hollandë, prostitutat binjake dalin në pension

13/03/2013 14:45

Dy motra binjake që njihen si prostitutat më të vjetra të Amsterdamit kanë dalë në pension pas 50 vitesh punë.

Louise dhe Martine Fokkens bëjnë të ditur se kanë kryer marrëdhënie seksuale me rreth 355 mijë burra dhe se kanë dhënë dorëheqjen për shkak të artritit, i cili nuk i lejon disa pozicione të caktuara.

Motrat hynë në rrugën e prostitucionit kur ishin 20 vjeç për të mbijetuar financiarisht pas ndarjes nga partnerët e tyre të dhunshëm.

Ja si i kujtojnë binjaket “vitet e arta” të prostitucionit në Amsterdam, para se mafia lindore të pushtonte këtë biznes: “Ne uleshim në vitrina të veshura, ndërsa tani vajzat janë tërësisht nudo. Ka shumë pak femra hollandeze dhe aspak sens komuniteti.”

Top Channel