Ndryshime në drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, shkarkohen dy zyrtarë, në proces edhe largimi i drejtoreshës së Policisë Bashkiake
Deklaratat e Elisa Spiropalit në emisionin “Top Story” gjatë intervistës me moderatoren Grida Duma, kjo e fundit ka folur në programin “Goca dhe Gra”.
Duma deklaroi se Spiropali duhej t’i kishte treguar kundërshtimet e saj në një moment tjetër politik, veçanërisht kur vendosi të abstenonte për çështjen e imunitetit në Parlament.
Moderatorja theksoi se pozicioni politik dhe momenti kur bëhen deklaratat ndikojnë në mënyrën se si ato interpretohen nga publiku. Ajo shtoi se në politikë është e rëndësishme që qëndrimet dhe kundërshtimet të artikulohen në momentin e duhur.
Më tej Grida Duma foli edhe për konkurrencën brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se “lufta brenda llojit është më e keqja”.
“Shiko, unë e thashë edhe gjatë emisionit, por edhe kur e kam përcjellë, siç ndodh me prapaskenën e një prime-time-i që ka ngarkesa të shumëfishta në fakt, domethënë, së pari njerëzit nuk kuptojnë që ka shumë regjistra aty brenda. Një njeri që vjen pasi është përjashtuar nuk është i njëjti kur ishte kryetare Kuvendi. Regjistrat sipas rënieve dhe ngritjeve janë të ndryshëm psikologjikisht, emocionalisht. Unë jam partizane, e njoh politikën. Unë jam partizane gjithmonë e bërjes së gjësë së duhur në momentin e duhur.
Pra, nëse do të bësh goditje dhe të thuash të vërtetat e tua, brenda ose jashtë partisë, duhet bërë në kohën e duhur. Kur të ndodhë gjëma politike, thënia nuk të vlen plotësisht. Nëse do të bësh politikë, të njëjtën gjë mjafton ta thuash në një kohë më të mirë politike, je shumë më tepër politike sesa personale. Elementi i parë, i dyti më pas është se unë personalisht nuk kam menduar se të bësh politikë me emra brenda llojit nuk është e vlefshme gjerësisht, është e vlefshme për grupin tënd.
Duket si një lojë zilish, pse nuk jam unë. Në një moment ia thashë Elisës, unë e thashë, që ti po i thua Ramës: Pse zgjodhe atë dhe s’më zgjodhe mua? Sigurisht, ajo tha një sekret publik, që gishtin e kishte vendosur ndaj një personi tjetër në parti, që ishte një grua tjetër. Që nuk e thoshte me kohë për mua e bëri gabim, duhet të thoshte në momentin që vendosi të mos votojë për dhënien e imunitetit në Parlament, të thoshte që unë jam kundër kësaj dhe të mos rrinte tek abstenimi dhe fshehja e votës. Nëse i bëre këto, duhet të dalësh ta thuash pse, e ke hedhur gurin, e ke bërë goditjen, duhet ta argumentosh.
Padiskutim, unë besoj që lufta brenda llojit është më e keqja, që ajo e ka pësuar atë betejë nga rivalet e veta, kjo nuk ka asnjë dyshim. Që në politikë, sidomos në podiumin e parë, se te gratë duket, por tek burrat është më e fortë. Një njeri që vjen pasi është përjashtuar nuk është siç ishte”, deklaroi Grida Duma.
Top Channel