Çmimet kombëtare në fushën e IT-së

13/03/2013 18:30

Në ambientet shoqërore, të gjithë kemi vënë re jo pak herë “të fiksuar” pas programeve kompjuterike, aplikacioneve apo programues amator, por vetëm disa prej tyre janë të ndërgjegjshëm për aftësitë që zotërojnë dhe as që e kanë menduar se pasioni mund të shndërrohet në profesion.

Të talentuarit në fushën e teknologjise së informacionit, tashmë e kanë një mundësi për të treguar aftësitë.

Për herë të parë në vendin tonë, kompania “ICTS Media”, me mbeshtetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”, ka hapur zyrtarisht aplikimet mbarëkombetare, për të vlerësuar dhe mbështetur të rinjtë në fushën e teknologjise, me prirje jo si të tjerët.

Nje aplikim i thjeshte “online” ne web faqen “ictawards.org” ju ben automatikisht pretendent per te promovuar talentin si dhe per te fituar nje çmim prestigjoz karriere me sloganin “Përgatitu për Çmimin Tënd!”.

Konkursi, perveç certifikimit, ka perfitime te tjera po kaq te rendesishme si evidentimi dhe krijimi i kontakteve me pjesemarres nderkombetarë.

Juria e eventit, perbehet nga disa nga emrat me te njohur te fushes se teknlogjise se informacionit ku spikasin ekspert te fushesh. Apikimet e para kane nisur, ndersa afati perfundimtar per te konkuruar eshte data 31 mars, pas kesaj date, fundi i prillit do te percaktoje ne nje mbremje gala me te miret.

Kategorite e nominimeve jane pese: Kreativiteti TIK i Vitit, i cili vlereson te gjithe programuesit, zhvilluesit, arkitektet, inxhinieret e softuereve apo grupet e punes qe kane zhvilluar nje program, aplikacion apo harduere.

Akademiku TIK i Vitit, ku vlereson profesoret e ICT-se dhe te fushave derivateve te saj, me arritjet e tyre, qofte nje publikim ne boten e teknologjise.

Mobiliteti TIK i Vitit. Vlereson çdo projekt individ apo aktivitet, te fushes se ICT-se, te realizuar me sukses ne funksionin e plote te termit “mobility”, qe mund te jene te fushes bankare, publike apo private.

Tema e Diplomes TIK e Vitit eshte nje çmim i rendesishem qe vlereson te gjithe studentet e informatikes dhe te shkencave kompjuterike.

I fundit, por jo me pak i rendesishem eshte cmimi Ylli në ngritje i Vitit TIK, i cili eshte inkurajues per brezin e ri. Eventi pritet te shnderrohet ne nje tradite te pervitshme per te promovuar profesioniste dhe inovatore ne fushen e IT-se, duke dhene nje kontribut ne zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe ne zbulimin e talenteve te reja.

Top Channel