Ambrosini: Nuk luajtëm siç duhet

13/03/2013 00:00

Massimo Ambrosini nuk gjeti asnjë justifikim për humbjen e thellë që Milani pësoi ndaj Barcelonës dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Kapiteni i kuqezinjve u shpreh pas ndeshjes: “Nuk ishim në lartësinë e duhur. Që në fillim u dominuam nga kundërshtari dhe nuk zhvilluam atë lojë që duhet të kishim zhvilluar. Pësuam edhe një gol shumë të shpejtë, por e përsëris që nuk zhvilluam lojën që duhej. Kjo humbje do të na shërbejë për të ardhmen.”

Ambrosini nënvizoi se tani është momenti për tu përqendruar në kampionat: “Objektivi është që sezonin tjetër të jemi sërish në Champions. Kemi vetëm kampionatin për të luajtur dhe duhet të sigurojmë vendin e tretë.”

Ndërsa trajneri Massimiliano Allegri thekson se Barcelona zhvilloi një garë të shkëlqyer: “Luajtën shumë mirë. I vuajtëm shumë 30 minutat e para dhe Messi kishte një mbrëmje fantastike. Kjo humbje do ndihmojë në rritjen e skuadrës.”

Tekniku i kuqezinjve kujton me hidhërim edhe rastin e Niang: “Nëse do të kishim barazuar 1-1, mbase mund të ishim duke folur për një rezultat tjetër.”

Top Channel