Të vrasësh për 40 dollarë

02/03/2013 00:00

Prej kohësh organizatat kriminale meksikane përdorin minorerët. Në zonat
kufitare me SHBA janë shfaqur raste të shumta të të ashtuquajturve
“baby-killer”, që kanë për detyrë vrasjen e anëtarëve të bandave rivale.

Krerët e karteleve i zgjedhin fëmijët pikërisht për moshën e tyre, me shpresë se mund të trajtohen më butë nga autoritetet.

Për të njëjtin motiv ndodh që të ketë edhe 15-vjeçarë që drejtojnë kamionët që transportojnë klandestinë meksikanë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Siudad Huarez trafikantët nuk kanë asnjë problem të rekrutojnë fëmijët si vrasës, të cilët për çdo vrasje të kryer marrin një shpërblim prej 40 dollarësh.

Ndërsa shumë të tjerë përfundojnë të shfrytëzuar ose të vrarë në një konflikt që nuk njeh kufij, siç ishte rasti i një 13-vjeçari të vrarë në ditët e fundit në rajonin Zakatekas.

Një përfshirje kjo e minorenëve, që vërehet edhe në qytezat e Teksasit dhe Arizonës, në kufirin me Meksikën ku veprojnë “zetat e vegjël”, siç njihen ndryshe adoleshentët në shërbim të kartelit famëkeq Los Zetas.

Ata bëjnë punë të ndryshme si për shembull përgjojnë policinë dhe në jo pak raste kryejnë ekzekutime, pa e pasur fare problem të tërheqin këmbëzën e armës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA