Xavi do të mungojë ndaj Realit

01/03/2013 12:05

Xavi Hernandez nuk do të luajë të shtunën Klasiken Real Madrid-Barcelona. Mesfushori i katalanasve ka një dëmtim të vogël në kofshë dhe stafi teknik nuk do të rrezikojë një dëmtim më të rëndë pasi prioritet është takimi kundër Milanit në Camp Nou, më 12 mars.

Në humbjen 1-3 ndaj madrilenëve në Kupën e Mbretit, mesfushori spanjoll luajti me gjilpëra kundër dhimbjes, por nuk zhvilloi lojën e zakonshme të tij.

Mjekët e Barcelonës e kanë këshilluar të mos luajë ditën e shtunë pasi në kampionat azulgranat kanë një avantazh të madh dhe gjëja më e rëndësishme tani është Liga e Kampioneve, ku ndaj Milanit do të nisen nga një disavantazh prej dy golash.

Do të jetë e çuditshme të shohësh një Klasike pa Xavi Hernandez pasi është lojtari në aktivitet që ka luajtur më shumë këtë supersfidë, plot 37 herë. Lojtari me më shumë prezenca është ish-mbrojtësi i Realit, Manolo Sanchis (43).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA