Napoli-Juve, nxehet atmosfera

01/03/2013 04:15

Shifra të frikshme përpara Napoli-Juventus, ndeshjes më të rëndësishme, që do të hapë javën e 27-të të Serisë A.

Veç asaj që mund të konsiderohet si e parashikueshme, stadium i ezauruar tërësisht me 60 mijë spektatorë, do të jenë 300 gazetarë dhe personazhe të sportit e spektaklit në tribunën VIP.

“San Paolo” është gati për të pritur formacionet e dy ekipeve, tashmë me një terren të ri. Janë forcuar edhe masat e sigurisë me mbi 400 persona të forcave të rendit, për të garantuar se gjithçka do të zhvillohet pa incidente.

Juve pritet me kore kundra dhe ofendime

Një pritje aspak e pëlqyeshme u është ofruar futbollistëve të Juventusit nga tifozët napolitanë. Teksa po vinin pranë hotelit, skuadra e Conte-s ka hasur një pengesë prej 300 tifozësh të Napolit, të gatshëm për të kënduar në kor dhe për ofendime.

Më të sulmuarit kanë qenë trajneri Antonio Conte dhe mesfushori Claudio Marchisio, për shkak se të dy këta e kanë përkufizuar “antipatike” skuadrën e Mazzarri-t.

Anjë hapësirë për autografe, për ata pak mbështetës të bardhezinjve prezent përpara hotelit. Autobusi i skuadrës është shoqëruar nga 4 kamionçina dhe 2 autovetura të forcave Carabinieri.

Mazzarri: Të luftosh kundër tyre, është motiv krenarie

Një ndeshje e rëndësishme, por aspak fondamentale për titullin. Napoli-Juve është një sfidë si gjithë të tjerat për trajnerin e kaltër, Walter Mazzarri.

“Është speciale, por pas saj janë për t’u fituar edhe 33 pikë dhe mund të ndodhë gjithçka”. Në rast fitoreje, Napoli do të rikthehej në distancën prej 3 pikësh me bardhezinjtë. “Sido që të vejë, do të jetë një sukses. Ata janë gjithmonë një ekip elitar dhe të rivalizosh kundër tyre është një motiv krenarie”.

Arbitër i kësaj sfide do të jetë Orsato, mendimi i Mazzarri-t: “Është një gjyqtar i madh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA