Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ka deklaruar se në Kosovë do të krijohet Shoqata e komunave me shumicë serbe.
Në një intervistë për “RTK” nga Seuli, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Thaçi ka nënvizuar se shoqata në fjalë do të jetë në përputhje të plotë me pakon e Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Do të shpërbëhen të gjitha strukturat serbe të sigurisë që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë dhe do të ketë zgjedhje të lira”, ka thënë Thaçi.
I pari që ka reaguar ndaj kësaj deklarate ka qenë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se një marrëveshje e tillë mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
“Në Kushtetutë parashikohet organizimi i komunave dhe mund të ndodhë një organizim i pjesshëm, por pa pushtet ekzekutiv”, ka thënë Haradinaj.
Top Channel