”Korea e Veriut, sfidë për mbijetesën tonë”

25/02/2013 16:50

Park Geun-hye premtoi një qëndrim të ashpër mbi mbrojtjen kombëtare dhe një epokë të rigjallërimit ekonomik, ndërsa u betua si Presidentja e parë femër në historinë eKoresë së Jugut.

Park, e cila mposhti në zgjedhjet e dhjetorin liderin e liberalëve, Moon Jae-in, realizoi betimin e saj përpara dhjetëra mijëra njerëzve.

Betimi i saj erdhi në një moment të rritjes së beftë të tensionit në Gadishullin Korean, pas një testi bërthamor në shkurt dhe lëshimit të një sateliti me një raketë me rreze të gjatë veprimi në dhjetor, nga ana e Koresë së Veriut.

Park, e cila zëvendëson presidentin Lee Myung-bak, theksoi se “situata aktuale është shumë serioze. Kërcënimi i Koresë së Veriut përbën një sfidë për mbijetesën e kombit tonë dhe duhet të përballemi me këtë sfidë me agresivitet dhe vendosmëri. Nuk mund të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj jetës së qytetarëve dhe kombit tonë”.

61-vjeçarja është e bija e një ish-gjenerali, Park Chung-hee, i cili udhëhoqi Korenë e Jugut për dy dekada, në vitet 1960-70.

Ajo shtoi se një epokë e re zhvillimi ekonomik është e domosdoshme, për të rikthyer optimizmin në vend, pas një periudhe të vështirë ekonomike në Korenë e Jugut, ndikuar kryesisht nga krizat e jashtme si ajo e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe së fundmi, nga kriza e Eurozonës në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA