Tjetër disfatë ligjore për Trump, gjykata e shpall jokushtetues ndalimin e vizave për 75 vende që presidenti shpalli para disa muajsh
Një person ka humbur jetën dhe një grua është lënduar gjatë një zjarri të madh që shpërtheu sot pasmesdite në zonën e Dervenit, pranë Selanikut.
Flakët u përhapën me shpejtësi drejt pyllit dhe iu afruan fshatit Liti, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve.
Sipas Shërbimit Zjarrfikës , viktima është një burrë, trupi i të cilit u gjet në zonën pyjore, mes Dervenit dhe fshatit Liti. Ndërkohë, një grua, e cila sipas informacioneve po përpiqej të shuante zjarrin pranë banesës së saj, pësoi djegie në duar. Ajo u nxor nga zjarrfikësit dhe u transportua me ambulancë në spital.
Deri në orët e mbrëmjes kanë operuar nga ajri dhjetë aeroplanë zjarrfikës dhe tre helikopterë për të përballuar një zjarr të madh që ka shpërthyer pas mesidtës të së martës në zonën e Dervenit, pranë Selanikut.
Flakët u përhapën me shpejtësi drejt pyllit aty pranë dhe iu afruan fshatit Liti, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve.
Disa orë më vonë zjarrfikësit kanë gjetur trupin e një 50 vjeçari që ka humbur jetën nga flakët. Gruaja e tij është shoqëruar për në spital me djegie trupore. Ndërkohë në vijim të kërkimeve autoritetet kanë gjetur edhe një trup tjetër, që dyshohet të jetë i djalit 12 vjeçar të viktimës.
Zjarri shpërtheu rreth orës 14:30 në një zonë me shkurre dhe, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, u përhap shpejt në pyll.
Përveç avionëve dhe helikopterëve , në operacion marrin pjesë mbi 110 zjarrfikës , tre ekipe speciale të zjarrfikësve pyjorë dhe 36 mjete zjarrfikëse.
Për shkak të rrezikut, sistemi i emergjencës 112 dërgoi dy mesazhe paralajmëruese ku mes të tjerash , banorëve të fshatit Liti iu kërkua të largohen menjëherë drejt stadiumit të zonës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Forca të policisë dhe të shërbimit të urgjencës ndodhen në terren, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll dhe për të mbrojtur zonat e banuara.
Mbi qiellin e Selanikut gjatë gjithë pasdites shiheshin avionët canadair që shkonin drejt detit për tu mbushur me ujë dhe me pas drejtoheshin drejt zonës ku zjarri është ende i pakontrolluar.
Shërbimi zjarrfikës ka raportuar në 72 orët e fundit dhjetëra vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit.
Top Channel