Belgjikë, ndalohen celularët-lodër

25/02/2013 12:40

Qeveria belge ka nisur një fushatë sensibilizuese për të kufizuar ekspozimin e konsumatorëve, kryesisht fëmijëve dhe adoleshentëve, ndaj valëve elektromagnetike të celularëve që shkaktojnë dëme shëndetësore.

Në kuadër të kësaj fushate do të ndalohet prodhimi i celularëve-lodër për fëmijët e vegjël. Shqetësimi i qeverisë belge bazohet sidomos mbi disa të dhëna epidemiologjike sipas të cilave, çdo vit, rreth 100-150 shtetas belgë, preken nga glioma, një tumor në tru.

Shkencëtarët mendojnë se glioma lidhet me përdorimin e dendur dhe të zgjatur të celularëve.

Por, alarmi vjen nga një zbulim i shkencëtarëve të Cedars-Sinai të Los Angeles. Ata mendojnë se kafkat e fëmijëve janë më të brishtë se ato të të rriturve dhe valët elektromagnetike mund të hyjnë më thellë në trurin e tyre.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA