SHBA, sulmohet NBC.com nga hackers-at

22/02/2013 03:40

NBC.com, faqja e internetit të emitentit televiziv amerikan, raporton se është prekur nga një sulm informatik.

Kompania siguron se informacionet e përdoruesve nuk janë kompromentuar, megjithatë ekspertët e sigurisë kanë dyshime në lidhje me mundësinë se virusi, i cili ka prekur NBC-në, mund të ketë infektuar kompjuterët e vizitorëve të kësaj faqeje interneti.

Vizituesve u këshillohet të mos kryejnë veprime financiare, përpara se të jenë siguruar për mos-prezencën e virusit në kompjuterin e tyre, duke kryer një skanim me programe antivirus.

Ndërkohë, “Facebook Inc” ka bllokuar të gjithë përdoruesit nga aksesi në faqen e internetit NBC.com, pas raportimeve se ky website është infektuar nga një virus kompjuterik.

Përdoruesve të Facebook u raportohet njoftimi “Ky link është raportuar si abuziv”, duke filluar nga e enjtja, në momentin kur përpiqen të hyjnë në faqen NBC.com.

Lajmi për infektimin e kësaj faqeje u bë i ditur nga disa blogje sigurie, ndërsa zyrtarë të NBC-së nuk kanë komentuar ende mbi këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA