Ja si Pistorius vrau të dashurën

16/02/2013 00:00

Nisur nga provat e grumbulluara nga hetuesit afrikano-jugorë në Pretoria, është rindërtuar skena e mundshme e vrasjes së Reene Steenkamp nga kampioni paralimpik, Oscar Pistorius.

Sipas dëshmive të grumbulluara nga fqinjët e ciftit, modelja 30-vjeçare dhe atleti kanë debatuar ashpër 2 orë para se të dëgjoheshin të shtënat. Debati ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës, debat që ka degjeneruar edhe në goditje fizike.

Modelja e ndjerë për t’iu shmangur këtij debati ka lënë dhomën e gjumit dhe është mbyllur në banjo. Banjoja ishte me derë xhami. Pas kësaj, Pistorius ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar përmes derës.

Plumbi i parë ka kapur në shpinë 30-vjeçaren, ndërkohë që më pas janë dëgjuar edhe 2 të shtëna të tjera. Po sipas asaj që kanë dëgjuar fqinjët, 10 minuta pas të shtënave fillestare, arma është shkrepur edhe 2 herë të tjera.

Rindërtimi i vrajes rrëzon komplet alibinë e Pistorius i cili deklaroi se kishte ngatërruar të dashurën me grabitës. Në seancën e parë gjyqësore, ai nuk pranoi akuzën e ngritur kundër tij për vrasje me dashje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA