Të korrat e shkuara në lumë

11/02/2013 20:50

Fusha e Korçës përsërit e përsërit të njëjtin rit çdo vit me bujqësinë, që është në të njëjten kohë ajo që i mban e ajo që i fundos banorët e kësaj zone.

Asnjë mbështetje, asnjë perkrahje, qe veç të tjerash lidhen edhe me një sërë elementesh që i mbajne ngërthyer në të njëjten gjendje gjithmonë, mes prodhimit të pakët të shitur dhe atij të shumtë të mbetur stok apo të hedhur kanaleve. Zgjidhje janë premtuar gjithmonë, por ato kanë mbetur veç në letër.

Diku me pak e diku me shume, fshatrat e fushes se Korçs duken te zhytur ne nje realitet te zymte, prej te cilit me veshtiresi nxirret edhe mbijetesa.

Gropa e vitit te shkuar, qe perfundoi me hedhjen e cdo produkti bujqesor i ka goditur fort ekonomite e brishta te kesaj zone ashtu si ky vit i ri qe ka dhene veç grimca.

Nje pjese kane prodhuar shume me pak nga frika e humbjeve, te tjere nuk kane mundur te nxjerrin as ato qe u perpine nga mungesa e tregut.

Ne keto te verteta qe terhiqen zvarre kudo, ngrihen jetet e banoreve qe tashme u ka mbetur thjesht te shpresojne, edhe pse kjo e fundit duket edhe me zbehte se produktet e flakura tej.

Ne keto zona, 0si ketu ne Drithas, puna e jeta shkrihen se bashku, e megjithate kjo nuk eshte e mjaftueshme per te garantuar mireqenien e banoreve e jetesen normale te tyre.

“Une per vitin e kaluar kam patur 4-5 dynum hudhra edhe te 5 dynymet i kam hedhur ne lume. Kete vit thashe ta zvogëloj ate sipërfaqe dhe mbolla me pak, edhe ato drejtimin e lumit kane”, rrëfen një fermer i Drithasit.

Kudo njesoj, me familje qe rrudhin krahet e banore qe shkunden secili ne brendesi te drames se vet. « Do t’i hedh ne lume keto, mbaroi puna ime, çfare do ha sivjet une? Ti me kërkon neser te mbjell grurin, me kërkon parane si zetorist. Nafta ne stratosfere. Nuk na japin asnjë fare ndihme. Na lane fukarenj perjete”, ankohet një tjetër. “Kemi tokë, por nuk e punojmë dot”.

Nuk ndryshon asgje edhe ne Pirg, fshat tjeter por realitet i njejte, ku fshatari i parë që takon të thotë se u desh të hidhte në lumë “100 e ca kuintal qepë”.

Dikund banoret numerojne çikerrimat mbi te cilat duhet te ngrene nje tjeter vit te veshtire. Ato pak para duhet te mjaftojne per te jetuar dhe per mbjelle e per tu kujdesur serisht per token.

“Une mbolla nje dylum qepe dhe nje dynym fasule dhe te gjitha keto qe mora ishin 600 mije leke fitim, per 1 vit. Ky është fitimi i vitit të punes, kam punuar me gruan, djalin edhe çupen për 600 mijë lekë të vjetra », thotë një tjetër fermer.

Me thelle ne Orman, ne nje rruge te lene si mos me keq, pa uje e pa mbeshtetje banoret duken te dorezuar nga fati i imponuar prej vitesh te gjate.

« Më shume humbasim, nuk marrim se te marrim aq ishim bere milionere, por nuk marrim, vetem buken e gojes hame, asgje. Fare pak fitojme. Ate para qe marrim gjate dimrit e mbjellim tani beharit”, thonë në Orman.

Produkte te hedhura kuturu e te tjera qe jane ne prag te flakjes ne kanalin rreze fshatit. « Gjithe prodhimi i popullit po hidhet ne rruge, nuk kujdeset njeri. Fshatin e kemi pa uje, rruge s’kemi. Te vish ne mehalle time atje dhe hajde te shikosh ».

Çmimi i karburantit, diskimi, frezimi, farerat qe shpesh jane edhe jo cilesore, mbjellja, plehrat etj kane thurur nje gardh ekonomik mbytes pa llogaritur mungesen e infrastruktures dhe te tregut, çka e ben misionin e ketyre banoreve nje tatepjete thuajse te pamundur per t’u perballuar.

« Sivjet qe jek e jek, nuk pati. Vitin qe kaloi qe me humbje, se te hedhesh 110 kuintal me humbje del detyrimisht. Po me fitim kur kemi dale per here te fundit?  Me fitim s’kam dale asnjehere », përgjigjen diku tjetër.

Tokat ne fshatra te tjere jane mbytur nen uje si pasoje e mungeses terësore te investimeve ne kullimin e tyre. Ne Korite, dikur ishin toka buke, ndersa sot po rikthehen ne moçale e keneta. “Për nja 30 vjet, këtu nuk është bërë kurrfarë kujdesi. Asnjëherë”, tregojnë në Koritë.

Premtime kane marre siç thone, por ato me sa duket kane plluskuar nen uje si qindra hektare perreth. « Jane me dhjetra, e 100 ha te mbytura ne uje, edhe s’eshte vetem sivjet po ka 7-8 vjet, 10 vjet qe eshte kjo gjendje, qe ketu njerëzve u mbeten tokat me vite te tera qe nuk i mbjellin ».

Ashtu edhe ne Podgorije, ne fshatin hije rende te banoreve punëtore, ku gjithçka po kthehet pas, larg ne nje kohe te shkuar e te lodhet. « Kush do investoje ketu? Shteti nuk ve dore fare, keshtu qe gjendja e tokes eshte ne gjendje te mjerueshme. Ne nuk e dime se si do te kaloje keshtu kjo pune. Ne qoftese ne keto kanale nuk i pastrojme fusha e Maliqit do te kthehet ne kenete sic ishte”, ndajnë shqetësimin e tyre fermerët.

Keshtu ne Klocë, ne Malavec, ku hudhrat jane bere gati per hedhje, Shamolli ku rruga gjysmake, mungesa e ujit e produktet e mbetura jane mpleksur bashke, e po ashtu ne Poçest.

Fjalet për banoret e këtushëm nuk mjaftojne, mbijetesa për ta nuk ngrihet mbi fjale, mbi premtime qe ikin e vijne, mbi gjithcka tjeter qe nuk ka ardhur e nuk ka zbritur kurre ne kete zone.

Top Channel