Fondet shtesë për Levan-Vlorë

24/10/2012 00:00

Ratifikimi një kredie shtesë prej 3 milionë euro, e cila do të përdoret
si fond për të paguar kompaninë ndërtuese të rrugës Levan-Vlorë, ngjalli
debate në Parlamet mes opozitës dhe maxhorancës.

Fillimisht vlera e ndërtimit sipas projektit ishte 42 milionë euro, por më vonë Qeveria e rriti atë edhe me 18 milionë euro të tjera shtesë, duke e çuar koston në 60 milionë euro.

“Ishte paketë e plotë e dirigjuar nga ish-ministri të Transportve Lulzim Basha, ajo që u dha kompanisë “Alpin” me mbi 100 milionë euro, ne tre akse shumë të rëndësishme, duke nisur ngahyrja e Tiranës, për të vazhduar në Levan-Vlorë dhe për të vijuar me Levan-Tepelenë. Nisur edhe nga ajo që dëgjova një ditë më parë, veçantërisht nga deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm serb dhe të mbështetura ngë Kryeministri i Shqipërisë se duhet një fillim i ri ekonomik në bashkëpunimin midis Serbisë dhe Shqipërisë, ka të bëjë mefaktin që ky fillim i ri është tejet i vjetër ka kohë që është materializuar edhe nga segmenti për të cilin po diskutojmë, pra, i marrjes së borxheve për të ndërtuar infrastrukturën në Shqipëri”, tha Braçe.

“Kompania ‘Alpin’ nuk është kompani serbe, në kohën që ka fituar tenderin ka qenë një kompani me pronësi 100 për qind austriake. Sot është në pronësi tërësisht spanjolle. Futuni në statusin e kompanisë, e gjeni në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe e keni shumë kollaj ta verifikoni pronësinë e kompanisë. Në 8 vitet që ju ishit në pushtet kemi bërë 250 kilometra rrugë në total. Ne kemi bërë 10 mijë”, tha ministri Sokol Olldashi.

Deputeti Braçe renditi një sërë kompanish serbe, të cilat janë duke u favoziruar në bërjen biznes në Shqipëri.

“Kompanitë serbe janë furnitorët kryesore me energji elektrike, veçanërisht në situata të tilla krize, të cilat stimulohen qëllimisht, për të përmbushur interesat e këtyre kompanive serbe. Dy kompani serbe, njëra ‘Jugoimport’ dhe dega e saj ‘Montenegro Defence Industry’ kanë marrë monopolin mbi çdo lloj armatimi të ish Ushtrisë Shqiptare. Edhe në fushën e dixhitalizimit të shkollave në Shqipëri, ku i gjithë projekti përfundoi në dorën e një kompanie serbe. Madje e kapur në flagrancë edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, përfitimet dhe kontratat e marra nga këto kompani serbe llogariten me mbi 500 milionë euro”, tha Braçe.

Shitja e HEC-it të Lanabregasit, opozita e kundërshton

Edhe projektligji për Ratifikimin e Kontratës së Blerjeve të Aksioneve të Hidrocentralit të Lanabregasit prej Ujësjellësit të Tiranës është kundërshtuar nga opozita.

“Na flet se këtë e bën për hatër të qytetarëve të Tiranës. Në 2005 e ke marrë një metër kub ujë në Tiranë me 200 lekë. Sot një metër kub ujë është 450 lekë. Kjo është e vërteta për qytetarët e Tiranës. Ti u merr qytetarëve të Tiranës 15 milionë, i fut në buxhetin tënd për t’i bërë rrush e kumbulla dhe qytetarët e Tiranës nga xhepi i tyre nuk do të paguajnë më atë kosto uji, por do të paguajnë atë kosto uji, plus 15 milionë për të larë kredinë tënde”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

“Sipas kësaj teze që shtron Ruçi, opozita do të jetë pa celularë. Kthehet si në kohë të tjera, sepse frika ime paska penetruar gjer në celularët e tyre. Zoti ju ruajttë!” tha Berisha.

Top Channel