Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë/ Kreu vetëvrasje, efektivja 21-vjeçare punonte prej një viti e gjysmë në komisariatin e Kamzës

24/05/2024 19:28

Aldorjana Loshi është efektivja e policisë që i dha fund jetës këtë të premte ndërsa ndodhej në banesë e vetme.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat ajo punonte punonte prej një viti e gjysmë në komisariatin e Kamzës.

Gjatë turnit të një dite më parë, mësohet se ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se ajo do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Mësohet se viktima jetonte vetëm me qira, ndërsa kishte nënën dhe një vëlla më të vogël.

Ajo ka qëlluar veten me armën e shërbimit, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që të hapnin derën e banesës në rrugën “Ali Demi”.

Top Channel