![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Image-2024-07-26-at-12.08.01-800x450.jpeg)
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, firmoset granti 136 mld euro me bankën europoiane për rindërtimin e linjës
26/07 15:45
Kolonitë e kërmijve janë kthyer ne një shqetësim serioz për kultivuesit e pjeshkave në zonën e Barbullinjës në Lushnjë.
Sipas fermerëve kërmijtë po copëtojnë nektarinat duke dëmtuar në masë prodhimin.
Në fshat të tregojnë se këtë vit situata është më alarmante pasi kolonitë e kërmijve janë dyfishuar dhe lufta ndaj tyre është pothuajse e pamundur, pasi asnjë nga helmet e përdorura nuk ka rezultuar i suksesshëm.
Kërmijtë shtojnë telashet e fermerëve në një vit si ky, kur kush merret me bujqësi po ankohet për çmimet e ulëta me të cilat u tërhiqet prodhimi.
Top Channel