Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Dashurinë ndaj atdheut mund ta shprehësh në mënyra të ndryshme. Diedon Rexhepi është një 26-vjeçar i apasionuar pas figurave të shquara të historisë sonë.
Për këtë arsye ai ka zgjedhur suveniret dhe stampimet e imazheve të tyre si shenjë vlerësimi në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
“Ideja më lindi sepse është viti jubilar i pavarësisë dhe ndonëse nuk është ndonjë biznes shumë fitimpruës, ishte një dëshirë e imja për të sjellë përpara bashkëkombasve disa figura që kanë të bëjnë me 100-vjetorin si Ismail Qemalin, Isa Boletinin, etj”, shprehet Rexhepi.
I diplomuar për drejtësi, Diedoni duket se nuk është frymëzuar nga ligjet dhe kushtetuta për të promovuar figura që rrallë i shohim nëpër dyqanet e suvenireve të prodhuara në Kinë.
“Unë fillimisht u frymëzova nga muzeu i Vlorës, ose ndryshe Shtëpia e Pavarësisë, aty ku është ngritur flamuri përpara 100 vitesh”, shprehet i riu.
Megjithëse jemi një muaj larg datës historike të 28 nëntorit, interesi i njerëzve për këto objekte është shumë i vogël. Kjo ndoshta është e lidhur edhe me mungesën e atmosferës festive në të gjithë vendin. Në këndin e këtij artisiti amator nuk mungon akti i shpalljes së pavarësisë.
“Ky është dokumenti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, së shkruar nga Luigj Gurakuqi, me shqipe dhe gjuhën otomane, e poshtë vjen shkrimi i delegatëve të Kuvendit. Unë e kam stampuar, është kopie nga origjinale që e sigurova nëpërmjet shoqërisë sime”, thotë Diedoni.
Ndërkohë nuk mungojnë edhe aksesorët e ndryshëm për telefonat celularë, siç janë koverat me flamurin kuq e zi, por Diedoni tregon se flamuj të tjerë janë më të preferuar nga shqiptarët.
“Më vjen keq që ky kover nuk është shumë i preferuar në Shqipëri. Shqiptarët që jetojnë jashtë e pëlqejnë dhe jam i kënaqur me vlerësimin e tyre. Por, me keqardhje, flamuri më i shitur është ai i Britanisë së Madhe dhe i Italisë”, përfundon 26-vjeçari.
Top Channel