Rama, anëtar i Presidencës së PSE-së

29/09/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është zgjedhur anëtar i
Presidencës së PSE-së. Ndërkohë, që Presidenti i ri i Partisë Socialiste
Europiane është zgjedhur Sergei Stanishev.

Lajmi konfirmohet nga vetë kryesocialisti Rama, i cili ka komentuar në profilin e tij në Twitter, se ndihet krenar për arritjen, ndërkohë që premton se do të fuqizojë zërin e socialistëve shqiptar në PSE-së.

“Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europiane! Fuqizim i zërit tonë në PSE”, shkruan Rama.

Kreu i PS-së ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste Europiane, me ftesë të liderëve të PSE-së.

Top Channel