Somali, bie bastioni i militantëve islamikë

28/09/2012 08:30

Ushtria keniane ka bërë të ditur se ka hyrë dhe ka marrë kontrollin e qytetit Kismayo, bastioni i fundit i madh i militantëve islamikë në jug të Somalisë.

Qyteti-port ka qenë një fortesë e grupit al-Shabab që ka lidhje me Al Kaedën. BBC publikon se operacioni ishte një bashkëpunim mes trupave keniane dhe trupave qeveritare somaleze.

Ushtria keniane është pjesë e Unionit Afrikan që po përpiqet t’i japë kontrollin e vendit presidentit të ri të Somalisë që mbështetet nga ky union.

Zëdhënësi i ushtrisë keniane, Cyrus Oguna, konfirmoi për BBC se së shpejti i gjithë qyteti i Kismayos do të jetë nën kontrollin e forcave të Unionit Afrikan.

Pjesëtarët e Al-Shabab janë larguar nga kryeqyteti Mogadishu vitin e kaluar dhe nga shumë qytete të tjera, por zotërojnë ende pjesë të mira të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA