Nishani me përfaqësues të biznesit

27/09/2012 19:45

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është takuar në Shtetet e Bashkuara me anëtarë të dhomës së tregëtisë shqiptaro-amerikane.

Në fokus të bisedes qenë çështje që i përkasin fushës së ekonomise, reformat ligjore, luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Përfaqësuesit e Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë kërkuan më shumë transparencë dhe efektivitet në mbrojtjen dhe sigurinë e investitorëve të huaj në Shqipëri, që do të mundësonte më shumë investime në fusha prioritare në vendin tonë.

Kreu i shtetit eshte takuar gjithashtu edhe me kryeministrin e Kuvajtit , nderkohe qe do te takohet edhe me Dukën e madh Henry të Luksenburgut.

Top Channel