Mashkulli i ri i jetës së Theron
23/09/2012 10:20
Pas gëzimit të birësimit të një fëmije, aktorja Charlize Theron zbuloi një gëzim të dytë… atë të një mashkulli të ri në jetën e saj.
Bukuroshja 37-vjeçare është dashuruar pas Eric Stonestreet, aktorit që luan rolin e homoseksuali Cameron Tucker në komedinë amerikane “Modern Family”.
41-vjeçari Eric, i ndarë më parë gjatë vitit nga e dashura e tij e disa viteve, Katherine Tokarz, u prezantua me miqtë e Charlize në Los Anxhelos prej vetë aktores këtë fundjavë.
Lajmi u raportua ditën e dielë nga revista amerikane rozë “TMZ”.
”Charlize dhe Eric kanë një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre. E nisën gjithçka si miq, por tashmë kanë një lidhje vërtet të fortë”, deklaroi një burim pranë çiftit.
Top Channel