Në Kosovë kanë filluar përgatitjet e bazës ligjore për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.

Lajmin e bën të ditur “RTK”, që citon zyrtarë të Ministrisë së FSK-së, sipas të cilëve ligji që po përgatitet do të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë e institcioneve në rastet e dërgimit të kontigjenteve të FSK-së në misione jashtë vendit.

Sipas burimeve, programi legjislativ për vitin 2012 detyron Ministrinë e FSK-së që të hartojë projektligjin për dërgimin e njësisë ushtarake jashtë vendit.

Ndërkohë, është miratuar dokumenti për draftin fillestar të projektligjit dhe u është dërguar ministrive përkatëse për dhëniën e vlerësimeve të tyre.

Këshilltari ligjor në Ministrinë e FSK-së, major Brahim Kokollari tha se, me këtë ligj përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve në rastet e dërgimit të kontigjentit të FSK-së në misione jashtë vendit.

“Arsye tjeter pse kërkohet të nxjerret ky ligj është që të rregullojë statutin e pjestarit të FSK-së gjatë qëndrimit në mision, sepse kjo ka kosto buxhetore. Përpos ligjit është edhe marrveshja me SOFA, ku kërkohet që të sigurohet baza ligjore para dërgimit”, sqaroi Kokollari.

Zyrtari tha më tej se ligji duhet të jetë në harmoni me legjislacionin e BE-së dhe se për momentin është në fazën e hartimit të projektit të implikimeve buxhetore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA