Gjyqi për Veliajn, shtohen paditësit kundër emërimit si prokuror të Ols Dados: Shoqata mbështet kryebashkiakun e Tiranës
Qeveria ka vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit të Transparencës.
Në fjalën e saj pas vendimeve të Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se muajt e fundit ka pasur luhatje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve, por për shkak të stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme, është vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit.
“Një tjetër vendim që miratuam lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Për këtë arsye, do të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës. Kanë qenë muaj me luhatje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve.
Në fakt prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësi. Kjo është edhe arsyeja pse vendosëm ta pushojmë Bordin.
Do të jemi shumë të kujdesshëm të monitorojmë lëvizjet e përditshme të çmimeve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
Top Channel